KreuStil Jetese

Pijedashës, alkooli mbron zemrën, ja ç’thonë studiuesit!

“Alkooli mund të forcojë zemrën sepse “mëson” qelizat sesi të përballojnë stresin”, – ky është përfundimi i studiuesve në Universitetin e San Paolos, Brazil.

Studiuesit arritën në këtë përfundim pasi kuptuan që organizmi nëse ekspozohet në një sasi të limituar alkooli prodhon antitrupa, të cilat mësojnë qelizat si të bashkëveprojnë me stresin. Organizmi prodhon trupa që të nxjerri jashtë toksinat që mbeten si pasojë e alkoolit dhe këto trupa janë të njëjtat si ato që ka nevojë trupi për të ndihmuar zemrën të rikuperojë dëmtime si ataku në zemër.

 

Në një test që u bë tek minjtë, studiuesit pasi ju ndërprenë oksigjenin për 30 minuta vunë re që minjtë, të cilët ishin ekspozuar ndaj alkoolit patën më pak dëmtime sesa pjesa tjetër e tyre. Kërkuesit thonë që ky studim mund të bëjë të mundur gjetjen e një ilaçi, i cili bën të njejtën gjë për zemrën, por që nuk e ka rrezikun që paraqet pirja e alkoolit. Sidoqoftë, kur vjen puna tek njerëzit studiuesit shprehen që nuk është e mundur për të gjithë të krijojnë një enzimë të tillë në trup dhe kjo vjen si pasojë e një mutacioni gjenetik që e bën trupin të paaftë të prodhojë këtë enzimë, mutacion i cili gjendet tek përafërsisht 500 milionë njerëz.

Studiuesit theksojnë që është e vërtetë që një sasi e limituar alkooli ndihmon zemrën, por bëjnë thirrje për mos të abuzuar sepse sasia e lartë e alkoolit në gjak ndikon shumë negativisht në shëndetin e zemrës.

Lajm i mirë për ju pijedashës, një sasi e vogël e alkoolit jo vetëm mbron zemrën, por edhe kënaq etjen tuaj këto ditë vere. Shijoni ditët e verë, por mos harroni këshillë ne studiuesve: “Mos abuzoni”!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF