KreuStil Jetese

Ju pëlqen të zgjoheni vonë? Ja shancet që keni për të vuajtur nga depresioni

Gratë, të cilat parapëlqejnë të zgjohen herët janë më pak të prirura drejt depresionit sesa ato që ju pëlqejnë të qëndrojnë në shtrat deri vonë, thonë kërkuesit.

Sipas një studimi të bërë në Amerikë me pjesëmarrjen e 32000 grave me moshë mesatare 55 vjeç, u vu re që femrat, të cilat zgjoheshin herët në mëngjes kishin më pak gjasa të binin në depresion.

Shkencatarët thonë që është ekspozimi në dritë dhe rrezet e diellit që ulin ndjeshëm prekjen nga depresioni. Femrat që ekspozoheshin në diell për një kohë të gjatë  iu ulej rrezikshmëria për tu prekur nga depresioni nga 12 deri në 27%.

Ky studim vuri re që femrat që zgjoheshin rreth drekës ose pak më herë kishin shance të larta të përfundonin me sëmundje mendore.

Ky studim i bërë nga shkenctarët në Universitetin e Kolorados në bashkëpunim me Spitalin e Grave në Boston është studimi më i madh i bërë ndonjëherë i këtij lloji, i cili pretendon se orari i gjumit dhe depresoni ka një lidhje të drejtëpërdrejtë.

Sidoqoftë, nëse ju pëlqen të rrini zgjuar natën dhe të flini deri vonë mos u mërzisni, nuk jeni të mallkuara! Mjafton të përshtasni orarin tuaj të gjumit, të shihni më shumë dritë dhe të ekspozoheni më shumë në rrezet e diellit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF