KreuStil Jetese

Sekretet për këmbë të tonifikuara si Penelope Cruz

.Sigurisht që ajo njihet për aftësitë e saj në aktrim por edhe për linjat perfekte trupore të cilat i shfaqi në tapetin e kuq këtë javë. Duke pozuar me një fustan të hapur ne premierën e Everybody Knows në L.A ajo duket më e re se mosha aktuale.

‘Unë merrem me Bikram Yoga’, thotë 44-vjeçarja nënë e dy fëmijëve.

Çfarë të bëni:

Qëndroni mbi këmbën tuaj të majtë, pranë një muri për mbështetje, me këmbën e djathtë të vendosur pas jush në rreth 90 gradë. Mbajeni kyçin e këmbës, gjurit dhe kofshës së këmbës së majtë në shtrirje vertikale, për të mbrojtur nyjen e gjurit.

Mbani muskujt tuaj të barkut të angazhuar, për të shmangur zhvendosjen përpara ose prapa. Ngrihuni lart aq sa të mundeni dhe pastaj kthehuni prapë poshtë derisa thundra juaj e majtë të jetë pak mbi dysheme.

Përsëriteni këtë 10 herë me 3 sete.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF