KreuStil Jetese

Eni Koçi feston ditëlindjen, ja urimi special

Ditën e sotme këngëtarja Eni Koçi ka festuar 22 vjetorin e lindjes. Ditëlindjen e bëjnë të veçantë njerëzit e dashur me praninë dhe urimet e tyre. Kështu edhe këngëtarja shqiptare këtë festë të saj veçon urimin e motrës të madhe Gretës.

E surpriza e kësaj të fundit nuk mund të vononte, vetëm në orët e para të mëngjesit ajo i ka bërë dhuratën me urimin përkatës.

Këtë surprizë Eni nuk ka nguruar ta ndajë me fansat e saj në rrjetet sociale, si dhe momentet në vijim që kanë shoqëruar festëne saj në këtë 22-vjetor.

Mesa duket pjesën e parë të ditës, Eni ja ka dedikuar familjes. Nga videot dhe fotot e publikuara, kuptojmë që drekën e ditëlindjes e ka kaluar me njerëzit më të afërt, të cilët i kanë dhuruar lule për ta gëzuar.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF