Probleme për aktoren e njohur Scarlett Johansson, e cila ka hasur në shumë kritika përsa i përket angazhimit të saj më të ri. Aktorja ka pranuar që të luaj rolin e një burri transgjinor në filmin Rub &Tug dhe janë të shumtë ata që nuk janë dakort me këtë zgjedhje të kastit.
Aktorja do të luaj rolin e Jean Marie Gill një personi që kishte lindur femër, por më pas merr identitetin e një mashkulli që u mor me prostitucion në Pittsburgun e viteve 1970 dhe ’80.
Kritikat në mediat sociale kanë qenë të shumta dhe kjo ka ardhur si pasojë e gjinisë së Johansson. Mendohet që një femër nuk ka arsye përse të luaj rolin e një mashkulli transgjinor dhe se mund të gjendet një aktor i përshtatshëm për këtë rol!
Bustle kërkoj të merrte mendimin e Scarlett në lidhje me këtë çështje dhe ajo nuk kishte asnjë koment përsa i përket rolit të saj.
Ky film do të drejtohet nga Rupert Sanders, i cili ka punuar në Ghot in the Shell, një tjetër film që ka pasur shumë kritika.

Çfarë ndodh në trupin tuaj kur ndiheni të gëzuar

Pse banania nuk këshillohet për mëngjes!


10 të veshurat më mirë të kësaj jave


8 gjëra që nuk i dini mbi Angela Merkel


Ankesa e Ledion Liços do t’ju bëjë të qeshni

Detoxi i mëngjesit, ja pijet që bëjnë mrekullinë

Kosi, nuk do t’i besoni efektet magjike të tij






Elvana Gjata na surprizon me këngën e re!



