KreuStil Jetese

6 ushqime thelbësore për një vaginë të shëndetshme!

Vagina juaj është çfarë hani. Mund të tingullojë çuditshëm por e vërteta është që ushqimet që përmban dieta juaj e përditshme, ndikon edhe në shëndetin e organit tuaj gjenital (vaginës). Që nga cikli menstrual, infeksionet e ndryshme  e deri edhe tek humori juaj, këto 6 ushqime që do të rendisim më poshtë do t’ju ndihmojnë që gjithçka të funskionojë siç duhet!

 

Konsumoni shumë prebiotikë dhe probiotikë. Vagina juaj ka nevojë për baktere të shëndetshme në mënyrë që të luftojë infeksionet dhe të ketë pH neutral. Për të përmirësuar shëndetin tuaj ajo sugjeron që të hani ushqime prebiotike si hudhra, qepë dhe presh të pagatuar dhe ushqime probiotike si, kos, lakër pikante, turshi, lakër turshi dhe çaj kombucha.

Shijoni arrat dhe yndyrnat e tjera të shëndetshme.

Ushqimet me yndyrë të shëndetshme si ai që ndodhet te arrat, vaji i ullirit, dhe avokado ju ndihmojnë në rregullimin e kolesterolit, duke balancuar estrogjenin i cili krijon mukozë të shëndetshme që ndihmon në luftimin e infeksioneve.

Shmangni ushqimet e përpunuara.

Ushqimet e përpunuara mposhtin sistemin tuaj imunitar dhe në shtimin e baterieve të këqija. Kjo çon në një sërë problemesh si infeksione vaginale apo infeksione të traktit urinar.

Mos konsumoni shumë sheqer.

Konsumimi i tepërt i sheqernave ndikon në eliminimin e bakterieve të shëndetshme që ndihmojnë në luftimin kundër infeksioneve dhe irritimit.

Mundohuni të shmangni hormone artificiale.

Disa lloje mishi dhe bulmeti përmbajnë hormone artificiale të cilat limitojnë estrogjenin dhe në këtë mënyrë jeni më të predispozuar ndaj infeksioneve.

Qëndroni të hidratuar.

Hidratimi ndihmon në parandalimin e krijimit të erëravë të këqija.

Burimi/ Glamour

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF