Shumë optimizëm, një dozë e mirë besimi, një lidhje e fortë me tokën tënde dhe familjen, mjaftueshëm etikë në punë dhe në fund pak kokëfortësi, kjo është receta për të jetuar gjatë duke mbajtur trurin gjithnjë të ri.
Sipas një studimi të kryer mbi “super të moshuarit” të rajonit të Çilentos në Itali, ata kanë një profil psikologjik të fortë dhe kjo përshkruhet në revistën “International Psychogeriatrics” nga studiuesit e universitetit “La Sapienza” në Romë në bashkëpunim me Universitetin San Diego në Kaliforni.
Në këtë studim janë shqyrtuar 29 të moshuar, me moshë nga 90 deri në 101 vjeç, rezidentë në nëntë komuna të Çilentos dhe të bërë pjesë e studimit CIAO (Cilento on Aging Outcomes Study).
Secili prej tyre është intervistuar për të pasur një kornizë të detajuar të kushteve të tyre psikofizike dhe mbi të gjitha për të njohur botën e tyre të brendshme, të përbërë nga kujtime dhe eksperienca personale. Më pas ky kërkim është shtrirë edhe tek familjarët më të rinj, për të vlerësuar shëndetin e tyre mendor dhe fizik, si dhe për të njohur pikëpamjet e tyre rreth personalitetit dhe karakterit të gjyshërve të tyre.
Nga rezultatet doli se pavarësisht sëmundjeve, gjyshërit e Çilentos kanë një shëndet mendor më të lartë se sa ai i fëmijëve të moshës 51 deri në 75 vjeç. “Ajo që i bashkon këta të moshuar është dashuria për tokën e tyre, ku gjejnë një motiv për të vazhduar të jetojnë. Shumë vazhdojnë të punojnë në shtëpi ose fusha dhe mendojnë, kjo është jeta ime, nuk dua të dorëzohem”, shpjegon autorja kryesore e këtij studimi, Anna Scelzo.
S’do e besoni, ja efektet e një thelbie hudhre!
Kush janë gurët fatsjellës dhe vetitë përkatëse
Këshilla si të përballojmë të nxehtin!
Cristiano Ronaldo nis “reality show”-n e tij
Jennifer Lopez drejt altarit për herë të katërt
Eni Koçi feston ditëlindjen, ja urimi special
Era Istrefi zbulon lidhjen e dashurisë!
Çfarë ndodh në trupin tuaj kur ndiheni të gëzuar
Pse banania nuk këshillohet për mëngjes!
10 të veshurat më mirë të kësaj jave
8 gjëra që nuk i dini mbi Angela Merkel


