KreuStil Jetese

Cristiano Ronaldo nis “reality show”-n e tij

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, pas humbjes që pësoi këtë Botëror, nuk do të ndalet. Sipas mediave futbollisti do të bëjë ndryshime thelbësore në jetën e tij. Pasi u raportua se ai do transferohet për 100 milionë dollarë tek Juventusi, këtë herë do të hapë sfidë në fushën e serialeve, duke sfiduar ndoshta edhe familjen Kardashian.

Revista ‘Variety’ ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të fillojë një serial që do të transmetohet live në Facebook. Përfaqësuesit e portugezit janë duke zhvilluar bisedime me gjigantin e rrjetit social për reality show, që është planifikuar të ketë 13 episode.

“Kjo mund t’i sjellë futbollistit edhe 9 milionë euro të tjera”, sipas revistës ‘Variety’.

Në këtë reality show do të ketë gjithçka, rreth jetës së tij private e familjare, dhe me siguri nuk do të lihet mënjanë edhe futbolli. Ai është një ndër sportistët më të famshëm në botë, dhe pa dyshim edhe vëmendja e publikut në këtë serial nuk do të mungojë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF