KreuStil Jetese

Doni gjumë të rehatshëm? Ja çfarë duhet të hani

Gjumi pjesa e fundit e ditës por jo më pak e rëndësishme, jo rrallë herë ka tekat e tij.  E për tja marrë shijen dhe efektet pozitive të tij duhet të investojmë pak. Ndaj dietologia Susie Burell zbulon ushqimet që njerëzit duhet të konsumojnë në mënyrë që të bëjnë një gjumë të rehatshëm.

Ajo këshillon të shijoni bananet dhe arrat por jo çokollatën e zezë.

Çdo njeri pëlqen të konsumojë ushqime të tjera pas darkës, por ajo që shumë nuk dinë është se ekzistojnë disa lloje ushqimesh që ndihmojnë për të patur një gjumë të mirë dhe të tjera që na bëjnë të ndihemi të lodhur.

Dietologia rendit së pari ushqimet që duhet të hani para gjumit

Banania

Arsyeja pse banania na ndihmon të bëjmë një gjumë të rehatshëm është sepse është e pasur në elementë ushqyes si potasiumi dhe magnesiumi. Për më tepër, karbohidratet që ndodhen te banania reduktojnë sheqerin në gjak duke sjellë gjumin 60 minuta pas konsumimit.

Qumështi

Qumështi përmban amino acid tryptophan, i cili prodhon serotonin që në mënyrë natyrale qetëson trupin dhe ndihmon në sjelljen e gjumit.

Frutat e thata

Të gjitha frutat e thata kanë benefite të ndryshme për trupin e njeriut, pasi janë të pasura me elementë ushqyes. Prania e kalciumit e ndihmon trurin të përdori triptofan për të prodhuar hormonin e gjumit melatoninën.

 

Ushqime që duhet të shmangni, sipas dietologes Susie Burell

 

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë nuk duhet konsumuar para gjumit pasi përmban shumë kafeinë dhe largon gjumin.

Akullorja

Edhe pse shumë njerëz e pëlqejnë një tas me akullore para gjumit, kjo nuk është një ide e mirë pasi akullorja është një përzierje e sheqerit dhe yndyrës dhe në vend që të relaksojë trupin dhe trurin e stimulon këtë të fundit.

Ushqimet e kripura

Ushqimet e kripura çojnë në dehidratim të trupit duke bërë që të çoheni shpesh gjatë natës për të pirë ujë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF