KreuStil Jetese

7 mënyra se si të merrni veten pas djegies nga dielli!

Nëse nuk keni vendosur krem kundwr diellit dhe lëkura juaj është djegur nga dielli ju paraqesim disa hapa që mund të ndërrmerrni për të lehtësuar dhimbjen.

Shmangni rrobat e ngushta: Kur keni pësuar një diegie të lëkurës, ajo ka nevojë të ‘marrë frymë’, thonw dermatologwt. Trupi juaj po përpiqet t’i përgjigjet traumës që ka pësuar duke rritur sasinë e gjakut në zonën e djegur për të ndihmuar në rekuperimin e saj sa më të shpejtë. Shmangni rrobat e ngushta në mënyrë që mos t’ju shkaktojnë inflamacion apo enjtje.

Merrni Medikamente: Sapo vëreni se jeni djegur nga dielli është e rëndësishme që të merrni një medicament anti-inflamator si Advil apo Aleve. Kjo ju ndihmon në uljen e skuqjes dhe dhimbjes së diegies.

Mos i ngacmoni flluskat që krijohen nga diegia: Mund të tundoheni që ta ngacmoni lëkurën tuaj pasi rrezikoni që të humbisni mbrojtjen natyrale që trupi juaj krijon duke e ekspozuar ndaj infeksioneve .

Duroni sikletin: Kur flluskat e krijura prej diegies ndaj diellit fillojnë të çahen mos i ngacmoni apo fërkoni pasi mund t’ju mbeten shenja. Edhe pse mund të jetë e sikletshme flluskat e krijuara janë mbrojtje natyrale për lëkurën e re poshtë asaj të djegurës.

Bëni një banjë: Bëni një banjë të ftohtë duke i shtuar disa ingredientë si livandë, sodë buke e cila ndihmon për irritimin dhe skuqjen e lëkurës dhe uthull molle që shërben si anti-inflamatore.

Qëndroni të hidratuar: Diegia nga dielli ju dehidraton kështu që duhet të pini shumë ujë orët e para pas diegies nga dielli. Shmangni pijet që përmbajnë sheqer dhe alkolin pasi ju dehidratojnë më shumë.

Përdorni medikamente më të forta: Nëse i keni provuar të gjithë hapat e mësipërm dhe përsëri nuk jeni qetësuar atëherë përdorni medicament më të fortë: një krem kundër diegies së lëkurës që quhet Hydrocortisone Anti-Ich Krem pasi ndihmon në uljen e inflamacionit dhe lehtëson dhimbjen.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF