KreuStil Jetese

Ja si ta dalloni se cili insekt ju ka pickuar!  

Pak rëndësi ka nëse ndodhesh në ujë, në mal, apo dhe në kopështin e shtëpisë, jeta e egër me të cilën përballesh ka mënyrën e saj të mbrojtjes së territorit. Insektet si bletët, mushkonjat, milingonat, pleshtat, mizat, grerëzat, akreapt apo merimangat mund të kafshojnë apo pickojnë. Pickimi mund të jetë shumë i dhimbshëm dhe madje mund të shkaktojë reaksion si pasojë e helmit të akumuluar nën lëkurë nga pickimi. Disa pickime janë thjesht të bezdisshme ndërsa të tjera mund të jenë vdekjeprurëse sidomos nëse jeni alergjikë ndaj helmit të insektit që ju pickon.

Parandalimi është ‘mjeku’ më i mirë në këtë rast, prandaj është shumë e rëndësishme të keni informacion mbi insektet e ndryshme dhe të shmangni pickimin e tyre në mënyrë që të jeni të sigurt. Të njohësh këto insekte është shumë e rëndësishme sidomos nëse jeni duke vizituar një vend të ri.

Pickimi i mushkonjave është I vogël, rrumbullak dhe ajo pjesë e lëkurës fryhet duke marrë edhe ngjyrë të kuqe.

Kafshimi i milingonave të zjarrit. Milingonat e zjarrit janë të vogla, agresive dhe helmuese. Kafshimi nga këto milingona shaqet si njollë e kuqe e enjtur, të djeg dhe zgjat deri në një javë. Te disa persona kafshimi nga këto milingona mund të shkaktojë reaksion alergjik që mund të rezultojë në vështirësi të frymëmarrjes dhe acarim të lëkurës.

Kafshimi i pleshtave ndihet menjëherë sapo je kafshuar dhe krijon acarim të lëkurës.

Kafshimi nga tartabiqet. Tartabiqet shkaktojnë pulla të kuqe të cilat enjten dhe mund të shkaktojnë një reaksion alergjik.

Pickimi nga mizat. Edhe pse mizat kryesisht janë të padëmshme mund që të shkaktojnë edhe reaksione alergjike dhe acarim të lëkurës.

Pickimi i rriqrrës shkakton dhimbje dhe enjtje në zonën e infektuar, ndjenjë diegieje dhe vështirësi të frymëmarrjes.

Vejusha e Zeze

Kafshimi i merimangës. Sjumë merimanga nuk paraqesin rrezik për njeriun dhe pickimet e tyre janë të padëmshme ashtu si dhe pickimi I bletës. Merimanga të rrezikshme janë vejusha e zezë, tarantula, merimanga ujk. Në vendin e kafshimit nga merimanga mund të shfaqet një flluskë e vogël e rrumbullakët në ngjyrë të kuqe. Reaksionet alergjike kanë nevojë të menjëhershme për kujdes mjekësor.

Pickimi i bletës shkakton enjtje të dorës e cila largohet me kalimin e kohës. Bleta mund të pickojë vetëm njëherë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF