Bukuria e divës pa kohë Marilyn Monroe fshihej nga një sekret i vetëm, një dietë me bazë proteinash dhe vitaminash dhe sigurisht ndonjë ushtrim fizik për të mbajtur formën e shkëlqyer të trupit.
Në një intervistë për ‘Pageant Magazine’ e bërë në vitin 1952, ikona e Hollywood u shpjegonte fansave të saj se cila ishte rutina e saj ushqimore e përditshme duke nisur me mëngjesin deri në mbrëmje. Një dietë që kaloi dhe dietën e famshme Paleo Diet shumë në modë për këtë vit e përbërë nga proteina, perime dhe fruta. Dhe ja që dieta e famshme e saj mund të bëhete lehtësisht edhe e jona, ishte shumë e thjeshtë; vezë, mish dhe shumë karrota.
Vezë për mëngjes
Harrojeni gjalpin dhe bacon tipike për një american breakfast aktorja në fakt në mënyrën e saj konsumonte vezët në mëngjes. “Thyej dy vezë brenda një gote me qumësht të ngrohtë, i përziej dhe e pi ndërsa vishem. Shtoj një pilulë intriguese vitaminike dhe kaq”.
Proteinat e mishit në mbrëmje
Aktorja nuk e hante drekën dhe konsumonte vaktin e saj të preferuar kur kthehej në hotel: “Darka ime në shtëpi është shumë e thjeshtë. Çdo mbrëmje ndaloj në dyqanin më të afërt për të marrë një biftek, brinjë viçi apo mëlçi që i gatuaj në furrë. Unë zakonisht konsumoj katër apo pesë karota të gjalla së bashku me mishin dhe kjo është e gjitha”.
Një vakt më shumë
Mes mëngjesit dhe darkës, Marilyn Monroe nuk i rezistonte dot ndonjë gjeje të mirë: ”Besoj se është një gjë e mirë për mua të konsumoj diçka të lehtë gjatë ditës sepse në muajt e fundit kam bërë zakon të ndaloj te një dyqan akullore pas leksioneve të aktrimit”.
Një moto
Për sa i përket aktivitetit fizik mesa duket Marilyn Monroe qëndronte në formë me ushtrime të zgjedhura për këmbët dhe krahët të cilat i bënte vetë. ”Nuk do t’i duroja dot ushtrimet nëse do të isha nën presionin e një disipline” – ka deklaruar Monroe.



Ja si ta dalloni se cili insekt ju ka pickuar!





Doni gjumë të rehatshëm? Ja çfarë duhet të hani

U vendos! Blendi Fevziu me zyrë të re







Xhinxhieri dhe vetitë speciale të tij!


Fëmijën e zë makina, ja zgjidhja!

