KreuStil Jetese

10 çantat që duhet të jenë në koleksionin tuaj për t’u dukur gjithmonë shik!

Një nga modelet më praktike të çantave është çanta e vogël me një krahë. Kombinimi ideal do të ishte një çantë e bukur dhe e dobishme njejtë si këto që ne do t’iu tregojmë. Përqendrohuni në këto modele dhe në këto ngjyra në mënyrë që të keni një çantë, e cila të jetë e kombinuar me rrobat tuaja dhe sigurisht të jetë në modë!

Wandler – Pak nga vitet ’70, me tendenca moderne, mund ta shohim këtë të veshur me xhinse dhe një këmishë të bardhë.

The Beach People – Çfarë mund të jetë më mirë sesa një çantë shportë me këtë model!

BAGGU – Ne e adhurojmë natyrën minimaliste të këtyre çantave dhe këto janë të mundura në çdo ngjyrë.

Roger Vivier – Kjo është një super çantë për një shpirt aventurier dhe ka një model shumë të bukur.

Complét – Ngjyra e bardhë e bën shumë këtë çantë shumë të përshtatëshme për stinën.

Hunting Season – Kjo ngjyrë fantastike rikthen vitet ’90 dhe shton feminilitetin e duhur në të gjitha rrobat tuaja.

Prada – Një çantë që nuk njeh kohë!

Loewe – Elegante dhe e bukur, një kombinim i rrallë, por që lë mbresa!

Guçi – Lloji i çantës që nuk je e sigurtë nëse do që ta mbash apo do që ta kesh në raftë dhe vetëm ta shohësh që mos të prishet kurrë!

Akris – Këto çanta të guximshme janë diçka ndryshe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF