KreuStil Jetese

Doni të diferencoheni nga të tjerat? Bëjini thonjtë kështu!

Nuk mbarojnë çuditë dhe çmenduritë këtë verë. Këtë herë do t’iu tregojmë trendin më të ri që qarkullon në botën e instagramit. Bëhet fjalë për një trend thonjsh dhe është përhapur me ritme shumë të shpejta. Jemi mësuar me ngjyra dhe gjatësi të çuditëshme thonjsh me xhel, por thonj me tipsa të tillë nuk kishim parë.

Bëhet fjalë për thonj me xhel të tejdukshëm që në pamje të parë ngjajnë sikur janë të bërë nga xhelatina. Ngjyra nga më të ndryshmet. Rozë, portokalli, të verdhë dhe blu. Janë ngjyrat tipike të viteve ’90!

Ky model arrihet nëse vendosni thonj me tipsa ose nëse vendosni një xhel pa ngjyrë dhe me pas kaloni ngjyrën e përzgjedhur prej jush!
Nëse doni të eksperimentoni dhe të jeni një ndër të parat që e provon këtë model në Shqipëri, jepini!

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF