KreuStil Jetese

Drini Zeqo “rrëmben” emisionin e gazetares së njohur!

Emisioni ‘Check In’ që ka filuar këtë sezon vere në Tv Klan, rezultoi të jetë tejet interesant duke na njohur me vende të ndryshme të botës, nëpërmjet të cilave mund të mësojmë shumë edhe rreth kulturave, historisë apo gastronomisë së këtyre shteteve.

Gazetarja Dori Daka dhe ekspertja e turizmit Albana Nanaj do të ishin ‘moderatoret’ e këtij programi-dokumentar, që na ka shoqëruar këto javë. Por duket se ky program do të ketë ndryshime, të paktën ne kemi një dyshim. Nëpër llogaritë e instagramit të stafit të emisionit, pamë që këto ditë po xhiriohet puntata që do të na njohë me Kenian (Afrikë).

Por ajo që ne vumë re ishte fakti se gazetari Drini Zeqo është fotot që ata kanë postuar, ndërkohë që mungon gazetarja Dori Draka, duke na bërë të mendojmë se me gjasë Drini Zeqo do të moderojë në krah të Albanës.
Nuk dime nese Drini do jete bashkeprezantuesi i Check In në vazhdimësi, apo vetëm për këtë udhëtim….ajo që u pa nga erkani, veçanërisht në udhëtimin e Check in në Rusi, ishte një tension mes dy vajzave bashkëudhëtare, Albana dhe Dori.

Kjo e fundit, Dori Daka u shfaq në ekran, pas eksperiencës së saj disa vjeçare si redaktore në Pasdite në Top Channel. Por, le të kthehemi tek Drini, ky rol i ri i ciceronit të vendeve turistike duket se i shkon! E mbi të gjitha ai vetë po e shijon! A nuk na e dëshmon edhe në këto foto?!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF