KreuStil Jetese

E hijshme dhe plot stil si Nicole Kidman, paraqitja e saj më e fundit lë pa fjalë!

E hijshme dhe plot stil, mesa duket vitet ngelen në vend kur vjen fjala tek Nicole Kidman. Aktorja këtë herë ka rënë në sy për veshjen e bukur gjatë Comic-Con International festival ku aktorja ka marrë pjesë në kuadër të filmit të saj më të fundit, Aquaman.

Në këtë event ishte pamja e Kidman që rrëmbeu vëmendjen. Ajo mbante të veshur një fustan tyli të Christian Dior, pjesë e koleksionit të vitit 2019. Aktorja kishte zgjedhur ta stilonte me një rrip të zi të gjërë. Kidman kishte zgjedhur sandale gjithashtu të Dior për ta bërë veshjen më të përshtatshme për tapetin e kuq! Kjo është cilësuar si një nga veshjet më të bukura të eventit.
Ky koleksion i Dior është stiluar nga Maria Grazia Chiuri dhe si frymëzim ka femrat meksikane që marrin pjesë në ndeshjet rodeo.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF