“Burberry”, marka luksoze britanike e modës, ka shkatërruar rroba të pashitura, aksesorë dhe parfume me vlerë 28.6 milionë paundë, ose mbi 32 milionë euro vitin e shkuar, me qëllim mbrojtjen e emrit të tij.
Vlera totale e mallrave të shkatërruar në pesë vitet e shkuara, ndërkohë shkon në më shumë se 90 milionë paundë ose më shumë se 100 milionë euro. Kompanitë e modës, përfshirë “Burberryn”, shkatërrojnë mallrat e padëshiruara me qëllim që ato të mos vidhen apo të shiten me çmime më të lira. “Burberry” tha se energjia e gjeneruar nga djegia e produkteve të tij, nuk ishte çuar dëm çka e kish bërë procesin miqësor me ambientin.
“Burberry” nuk është e vetmja kompani që është detyruar të përballet me tepricë mallrash luksi. Richemont, që zotëron markat Cartier dhe Montblanc, është detyruar të riblejë 480 milionë euro ora të tyre gjatë dy viteve të fundit. Analistët thonë se pjesë të këtyre orave mund të riciklohen, por sidoqoftë, pjesa më e madhe, hidhet. Ambientalistët ndërkohë janë të zemëruar për shpërdorimin. “Pavarësisht çmimeve të tyre të larta, “Burberry” dhe të tjerë, nuk tregojnë respekt për produktet e tyre, punën e madhe dhe burimet natyrore të përdorura për ti prodhuar ato”, thonë ata.

Ushqimet që po ju dëmtojnë dhëmbët!







Dua Lipa përgëzon Era Istrefin shqip: Bravo!



Kush ishte dieta e famshme e Marilyn Monroe!



Ja si ta dalloni se cili insekt ju ka pickuar!





Doni gjumë të rehatshëm? Ja çfarë duhet të hani
