Si është e mundur që Jennifer Lopez duket kaq e re dhe kaq perfekte? Disa pyetje që shumë njerëz kanë është se çfarë ha ajo apo si ushtrohet? Jennifer është nënë e dy fëmijëve dhe trupi i saj është fantastik. Për të mos harruar pastaj faktin që është 49 vjeç. E dimë që po vdisni të dini nëse qëndron ndonjë sekret pas rinisë së përjetshme të saj, ndaj ne po ju zbulojmë disa ‘rregulla’ që ylli i Hollywood ndjek.
Ajo është shumë e kujdesshme për ushqimin që konsumon dhe madje ajo ka dy trajnerë personalë. Kur ndodhet në Los Angeles trajnohet me Tracy Anderson dhe kur ndodhet në New York shkon te David Kirsch.
JLO konsumon vetëm ushqim organik
Stërvitja e saj fillon shumë herët në mëngjes
Hidratimi është çelësi! Ajo konsumon 8 gota ujë çdo ditë
Për kujdesin e lëkurës ajo përdor acid glikolik që është më i miri për pastrimin e lëkurës së vdekur
Për kujdesin e lëkurës ajo gjithashtu është shumë e kujdeshme që ta pastrojë atë çdo ditë nga papastërtitë dhe makijazhi
Dreka e saj përmban gjithnjë proteina, dhe perime
Të jesh një performuese e mrekullueshme nuk është e lehtë kështu që ajo mediton çdo ditë
Ajo asnjëherë nuk bën banjo dielli
Hidratuesi është miku i saj më i mirë
Ajo thotë se nuk pi duhan, alkool apo kafeinë
Bukuria identifikohet me gjumin kështu që ajo pushon gjatë
Pra nga këto kuptojmë pse Jeniffer është pothuajse 50 vjeç dhe duket kaq e mrekullueshme. Duket shumë punë dhe përkushtim që të arrish këto rezultate






Pse “Burberry” djeg gjithçka që nuk shitet!

Ushqimet që po ju dëmtojnë dhëmbët!







Dua Lipa përgëzon Era Istrefin shqip: Bravo!



Kush ishte dieta e famshme e Marilyn Monroe!


