KreuStil Jetese

9 punët më fantastike në botë!

A e mbani mend fëmijërinë kur donit të bëheshit doctor, yll roku apo zjarrfikës? Epo duke u rritur shumë prej nesh zunë punë të zakonshme që ndonjëherë të mërzisin aq shumë sa do që ta lësh, por disa të tjerë kanë ato punët fantastike, që paguhen për të ngrënë, për të fjetur apo për të parë televizor. Shihni këto 9 profesione fantastike që do të të bëjnë të lësh punën tënde!

Testues makinash

I doni makinat? Epo puna si testues makinash mund të jetë ajo e duhura për ju. Ajo çka duhet të bëni është të testoni makina të ndryshme duke i ngarë ato dhe të jepni sugjerime apo feedback rreth tyre. Jo vetëm që jeni i pari që i jepni asaj makine por edhe paguheni për këtë.

Etiketues i Netflix

Netflix ka një mundësi të mrekullueshmë punësimi për ju dhe ajo çka duhet të bëni është thjesht të shikoni episode apo filma në televizor, duke i etiketuar ose kategorizuar ata sipas temës, dhe duke ndihmuar Netflix të përmirësojë rëzultatet e kërkimit.

“Gjumash’ profesionist

Të punoni si një testues luksoz gjumi konsiston vetëm të flesh gjithë ditën. E vetmja gjë që duhet të bëni është të flini në kushte të ndryshme dhomash dhe të shkruani komente dhe të sugjeroni për përmirësime. A edhe kjo është një punë që paguhet gjithashtu.

Kritik filmash

Nëse jeni një i fiksuar pas filmave, dini gjuhë të huaja dhe e kuptoni kinemanë atëherë puna si kritik filmash është ajo që ju përshtatet më së miri. Vetëm shikoni filma, shkruani komente për ta dhe paguheni.

Testues i rrëshqitseve të ujit

I adhuroni parqet ujore dhe rrëshqitset e mëdha? Pse të mos bëheni një testues i rrëshqitseve të ujit? Puna konsiston në testimin e rrëshqitseve dhe faktorëve si adrenalina që të jep dhe spërkatja me ujë në fund të xhiros. Do të udhëtoni kudo nëpër botë me të gjitha të paguara dhe  për më tepër do të paguheni për të bërë qejf. Kush nuk do e donte këtë?

Të hash në lidhje të drejtëpërdrejtë televizive

Këta janë shumë popullor në Korenë e Jugut. E vetmja gjë që ata duhet të bëjnë është të hanë sasi të mëdha ushqimi në lidhje direkte në television për orë të tëra dhe të angazhohen me audiencën. Kriteri I vetëm është të jetë zbavitëse për shikuesit.

Blogere udhëtimi

Doni që të lini monotoninë e jetës së përditshme prapa krahëve dhe të udhëtoni nëpër botë duke fituar goxha para? Pse të mos bëheni blogere udhëtimi dhe të shkruani për vendet e mrekullueshme që do të vizitoni , të komëntoni për hotelet dhe restorantet dhe të fitoni para duke bërë këtë.

Testues i lojrave elektronike

Nëse prindërit ju kanë thënë gjithynjë se nuk keni për të nxjerrë ndonjëherë para nga lojrat elektronike kjo do të ishte mundësia e duhur për t’ju provuar atyre të kundërtën. Si testues i lojrave elektronike , ju duhet të luani videolojra dhe në këmbim do të paguheni.

Testues çokollate

Kush është ai që nuk e do çokollatën? Ama jo të gjithë paguhen për ta ngrënë atë dhe për të shkruar komente për të përveç nje testuesi çokollatash. Kjo punë kërkon konsumimin e çokollatave të shoqëruara me komentet përkatëse të cilat i dërgohen kompanisë përkatëse.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF