KreuStil Jetese

Vajza, këto janë frazat që tregojnë se partneri nuk është më i interesuar për ju

Psikologët pohojnë se ekzistojnë modele specifike të sjelljes që tregojnë se marrëdhënia juaj nuk po funskionon si duhet. Përveç kësaj, shkencëtarët përmendin fjalë specifike ose ndërtime gjuhësore që mund të prishin çdo marrëdhënie, ose që sinjalizojnë se partneri juaj nuk ka më ndjenja për ju.

Bright Side ka sjellë një listë me frazat që nuk janë shenja të mira nëse i dëgjoni nga partneri.

“S’kam pse të të jap ty llogari për veten time”


Sigurisht, nuk duhet t’i marrim në pyetje partnerët tanë dhe nuk është e nevojshme që të na shpjegojnë çdo hap që ata hedhin, por është mëse normale që të dimë se si ka kaluar ditën apo nëse ka pasur ndonjë problem.

Një njeri që të do nuk e merr kurrë një kërkesë për të folur si shkak për t’u grindur.

“S’është problemi im” ose “është problemi yt”

Nëse dëgjoni këto fjalë, atëherë janë një shenjë e qartë se marrëdhënia juaj po shkon drejt fundit. Nëse partneri juaj nuk është i interesuar për problemet që ju shqetësjnë, edhe nëse kërkoni ndihmë, atëherë ai nuk ka më ndjenja për ju.

Një njeri që ju do, gjithmonë do ta gjejë mundësinë për t’ju ndihmuar.

“Nëse nuk më pëlqen, atëherë gjej dikë tjetër”

Nëse dëgjoni këto fjalë nga partneri juaj, atëhetë ai përpiqet që t’ju manipulojë. Nuk dëshiron që të ndryshojë, ose të paktën të bëjë një përpjekje për t’u përmirësuar.

Një njeri që ju do është gati të bëjë kompromise shumicën e rasteve, janë më të butë në komunikim dhe gjithmojnë respektojnë mendimin e partneres.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF