KreuStil Jetese

6 këshilla si të ndihmoni veten për të qenë të lumtur!

Çdo njeri dëshiron të jetë i lumtur, prandaj edhe shkenca që merret me lumturinë ka fituar shumë vëmendje viteve të fundit. Hulumtuesit anë e mbanë globit kanë filluar të prodhojnë raporte mbi çështjen e lumturisë dhe psikologjinë pozitive, e cila fokusohet në atë çfarë i bën individët dhe komunitetet të jenë shumë të lumtur,

Sipas ekspertëve, 40% e lumturisë sonë varet nga vetë ne; pjesa tjetër përcaktohet nga gjenetika dhe faktorët e jashtëm, ndaj dhe ata kanë rendisut disa këshilla për të ndihmuar rritjen e lumturisë

– Lidhjet janë esenciale. Është zbuluar se personat më të lumtur janë ata që kultivojnë lidhje të forta me njerëz të cilëve iu besojnë.

– Koha është më e çmueshme se paratë. Personat e lumtur preferojnë të kenë më shumë kohë në jetët e tyre sesa para.

– Ia vlen të ndaleni për ta shijuar aromën e trëndafilave… Personat që ndalen për të reflektuar mbi gjërat e mira në jetën e tyre raportojnë se ndihen më të kënaqur.

– Veprimet e mira e rrisin disponimin. Shëtitni miqtë me veturë apo shpenzojeni një pasdite duke bërë punë vullnetare.

– Ushtrimet fizike janë më shumë sesa veç djegie e kalorive. Aktiviteti fizik është i lidur me nivele të larta të lumturisë, ndihmojnë edhe në lehtësimin e simptomave të sëmundjeve mendore.

– Argëtimi është më i vlefshëm sesa gjërat materiale. Njerëzit kanë tendenca të jenë më të lumtur nëse shpenzojnë para për përvoja të reja, në vend se të shpenzojnë para për gjëra të reja.