KreuStil Jetese

Më shumë se 8 orë gjumë në ditë mund të shkaktojë vdekje të parakohshme!

Sipas një studimi të kryer i cili përfshiu më shumë se 3.3 milionë njerëz rreth e rrotull botës zbuloi se personat të cilët flenë gjumë mbi 8 orë kanë një rrezik më të madh për të patur një vdekje të parakohshme sesa personat që flenë më pak se 7 orë. Gjumi i tepërt rrit rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe infaktet.

Shkencëtarët e Universitetve Keele, Manchester, Leeds dhe East Anglia- thanë se gjumi i tepërt konsiderohet një shenjë e shëndetit të dobët. Përmes një shkrimi në gazetën American Heart Association, ata thanë se një shpjegim mund të jetë se njerëzit nuk kryejnë shumë aktivitet fizik duke rritur kështu gjasat për të vuajtuar nga zemra, por ka më shumë gjasa që personat të cilët flenë për një kohë të gjatë janë tashmë duke vuajtur nga një sërë problemesh të pa diagnostikuara.Gjumi që zgjat më tepër se 8 orë mund të jetë i lidhur me një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare për shkak se komorbiditet çojnë në lodhje shumë të madhe si çrregullime të inflamacionit kronik dhe anemisë. Simptomat e depresionit, statusi jo i mirë ekonomik, papunësia dhe mungesa e aktivitetit fizik janë gjithashtu të lidhura me gjumin e tepërt.

Nga studimi i  kryer pacientët që flinin për një kohë të gjatë u monitoruan çdo mbrëmje për njëfarë periudhe nëse do të shfaqnin probleme me zemrën. Rrezik më i ulët u pa te pacientët të cilët flinin 7 ose 8 orë në ditë. Njerëzit që flinin 9 orë në ditë kishin 14%  më shumë rrezik vdekjejen të parakohshme, ata që flinin 10 orë kishin 30% rrezik dhe ata që flinin 11 orë kishin 47% më shumë mundësi që të kishin një vdekje të parakohshme. Personat që flinin mbi 10 orë kishin gjithashtu 56% rrezik për të vdekur nga ndonjë infarkt dhe 49 % rrezik për tu prekur nga sëmundjet kardiovaskulare.

Mesazhi më i rëndësishëm është se gjumi jo normal është një shënjues i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare dhe i duhet dhënën rëndësi zgjatjes së orarit të gjumit dhe cilësisë së tij pasi gjumi na prek të gjithëve.

Burimi/Dailymail

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF