Të 30-at janë mosha e artë kështu që mos lejoni t’ju shkojë kot. Shumë njerëz pasi vitet kalojnë kanë shumë pendime në jetën e tyre për gjëra që duhet të bënin kur ishin ende të rinj. Shëndetin kohën dhe paratë nuk do i keni përgjithnjë kështu që shtojini jetës tuaj gjëra të reja dhe bëni gjëra që zakonisht nuk do ti bënit.
Ne ju paraqesim disa ide
Shkoni i vetëm në një udhëtim dhe eksploroni një vend që nuk keni qenë kurrë më parë
Eksperimentoni me pamjen tuaj duke bërë një ndryshim drastik
Merrni me qira një yacht në Monaco ose Saint Tropez, France
Bëni ‘glamping’ një akomodim me 5 yje në vend të camping
Blini diçka shumë të shtrenjtë për veten tuaj
Vishuni dhe luani kumar me shokët tuaj një natë në Macau ose Las Vegas
Shkoni për ski në një vend të panjohur Europian dhe merrni me qera një kabinë dhe ndajeni me shokët tuaj ose familjen
Dhuroni një shumë parash për bamirësi.
Hipni në një taksi dhe prenotoni një natë luksoze në një hotel luksoz pa arsye.
Bëni aventura si zhytje ose bungee jumping ose të dyja
Bëni një udhëtim shpirtëror. Pak rëndësi ka nëse shkoni në Jeruzalem, Vatikan apo Indi, thjesht shkoni dhe rrethoni veten tuaj nga kultura.
Merrni pjesë në një ankand dhe investoni në një vepër arti për të cilën do të ishit krenarë ta shihnit të varur në shtëpinë tuaj
Udhëtoni në një vend jo turistik dhe mësoni rreth kulturës vendase
Udhëtoni në një vend turistik dhe zbuloni të fshehtat që shumë turistë nuk I zbulojnë kurrë
Merrni pjesë në një kompeticion fitnesi
Vizitoni një pasuri kulturore në botë
Ngjituni në një mal të njohur
Hani në një restorant të Michelin me yje dhe shijoni çdo kafshatë
Udhëtoni rreth e rrotull Europës me trenin ekspres
Bëni diçka që nuk do e kishit bërë kurrë dhe jinni mendjehapur ndërsa e bëni
Merrni pjesë në The Burning Man ose në një festival tjetër
Adoptoni një kafshë shtëpiake dhe trajtojeni si fëmijën tuaj
Mësoni një gjuhë të huaj dhe kaloni të paktën një javë duke u praktikuar me njerëz të ndryshëm online
Krijoni diçka që do të frymëzojë njerëz të tjerë, si një libër, një këngë apo foto, më pas postojeni online dhe ndajeni me të tjerët
Kaloni një javë pa lidhje internet. Jetoni jetën tuaj pa median sociale
Bëhuni miq me një të huaj
Ktheni këtë listë në realitet ose më mirë krijoni listën tuaj dhe lëvizni.