KreuStil Jetese

Reperi i shpëton aksidentit, konstatoi se shumë njerëz kishin uruar vdekjen e tij!

Reperi i njohur amerikan është përballur me një histeri nga ndjekësit e rrjeteve të tij sociale pasi i shpëtoi mrekullisht një aksidenti ajror. Post Malone është surprizuar vërtet sesi kishte aq shumë njerëz që i “dëshironin vdekjen”.

Avioni i tij privat u detyrua të bënte një ulje emergjente, ndërsa reperi po udhëtonte për në Britaninë e Madhe për të marrë pjesë në Festivalet Reading dhe Leeds. Avion ishte në fluturim nga Teterboro i New Jerseyt për në aeroportin e Lutonit, kur thuhet se i shpërthyen dy goma.

Avioni devijoi udhëtimin duke bërë ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar të New York Stewart, në Newburgh. Duke shkruar në Twitter, ai falënderoi njerëzit për lutjet e tyre, por tha se nuk mund të besonte “se sa njerëz i dëshironin vdekjen në këtë faqe interneti”.

Ndërkohë administrata Federale e Aviacionit konfirmoi se avioni kishte zbritur i sigurt dhe do të nisnin hetimet.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF