KreuStil Jetese

Rachel Weisz, 48 dhe Daniel Craig, 50 mirëpresin vajzën e tyre të parë sëbashku!

Rachel Weisz dhe Daniel Craig kanë sjellë në jetë vajzën e tyre të parë sëbashku. Aktorja fituese e çmimit Oscar dhe bashkëshorti i saj ylli i James Bond u thanë miqve të tyre se ishin shumë të lumtur për ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Ata të dy tashmë kanë nga një fëmijë nga lidhjet e mëparshme. Çifti gjatë gjithë kësaj kohe nuk ka rënë në sy ndërsa pregatiteshin për ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Rachel u fotografua më herët këtë muaj në New York ku e mbulonte barkun e rrumbullakosur me një xhaketë të madhe të zezë.

Aktorja e dha lajmin për shtatzëninë në një intervistë në New York Times duke thënë: “Danieli dhe unë jemi shumë të lumtur sepse do të sjellim në jetë një njeri të vogël. Mezi presim që ta takojmë.”

Rachel ka një djalë, Henry, 12 me ish të fejuarin e saj drejtorin Darren Aronofsky, ndërsa Daniel,50 ka një vajzë Ella, 26 me ish-bashkëshorten e tij Fiona Loudon.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF