KreuStil Jetese

Pēr këta VIP-a shqiptarë, pushimet sapo nisën!

Ndërkohë që ne të gjithë u jemi rikthyer aktivieteve në punë, shkollë, apo çfarëdo impenjimi që gjithsecili prej nesh ka, duke e lënë verën e bashkë me të kujtimet e bukura që kaluam ditëve të pushimit, për disa prej personazheve të njohur të showbiz-it  shqiptar, sezoni i pushimeve sapo eshte hapur. Dhe kjo është mëse e kuptueshme sepse atyre gjatë gjithë verēs i është dashur të punojnë,duke  na argëtuar neve ditëve tona të pushimeve, nëpërmjet koncerteve apo si të ftuar special nëpër gëzimet tona familjare. Që nga Samanta Karavella, Nora Istrefi, Luana Vjollca e deri tek Labi e Robert Berisha i kanë hipur avionit për të fluturuar diku, për të pushuar dhe për t’u relaksuar nga lodhja që me siguri kanë patur gjatë sezonin e ngjeshur që lamë pas:

Nora Istrefi dhe Robert Berisha: Duke qenë të dy këngëtarë, çifti seksi i showbiz-it shqiptar me siguri nuk kanë patur mundësi të pushojnë gjatë verës, ndaj me të mbaruar vera ata sëbashku me të voglën Renee kanë fluturuar drejt Turqisë për disa ditë relaksi në një prej resorteve atje. E sigurisht Nora dhe Roberti kaq te tonifikuar e të palestruar me siguri i kanë kthyer disa koka pushuesish pas.

Luana Vjollca: Me siguri kjo ka qenë vera më impenjative për moderatoren që së fundmi është kthyer edhe në këngëtare. Në një kohë fare të shkurtër ajo publikoi dy këngë të reja, ka patur pothuajse çdo ditë koncerte brenda dhe jashtë vendin, e njëkohësisht ka bërë edhe përgatitjet për programin që thuhet se do të moderojë të shtunave mbrëma në Top Channel; Të gjitha këto impenjime e kanë bërë bukuroshen të shkrehet shpesh se nuk ka kohë as për gjumë, ndaj mesa duket pasi i ka sistemuar paksa punët, Luana ka zgjedhur këtë fillim shatori për të marrë disa ditë pushime, e njëkohësisht për të festuar edhe ditëlindjen e saj të 27-të. Nuk e dimë destinacionin që ka zgjedhur Luana, por një ide pë shoqëruesin e kemi!

 

Ermal Fejzullahu: Për ata që janë prindër pushimet me fëmijët janë të lodhshme, por ama janë më të bukurat. Duke qenë se babi i tyre ka një profesion që nuk e lejon të pushojë gjatë verës, fëmijët e Ermal Fejzullahut mezi kanë pritur fundin e sezonit që të bëjnë pushime me babin. Për këngëtarin e njohur fluturimet, duke qenë shumē të shpeshta, ndonjëherë mund të jenë edhe të bezdishme ama fluturimi i radhës me siguri ka qenë i shumë pritur nga Fejzullahu pasi kësaj here ai ka mbledhur famjljen për të shkuar diku për t’u relaksuar. Pushime të mbara familja!

Samanta Karavella: Edhe për Samantën vera ka qenë e mbushur plot me koncerte, ndaj luksin për të pushuar gjatë sezonit të nxehtë bukuroshja e muzikës shqiptare nuk e ka patur. Turqia ka qenë destinacioni që këngëtarja ka zgjedhur këtë fillim vjeshte, duke shkuar në një prej resorteve luksozë.

Labinot Gashi: Gjatë verës na ka shoqëruar çdo natë me programin  e tij të darkës në Rtk 21. Babai në pritje ka marrë partneren e tij Qëndresa dhe kanë udhëtuar drejt Ulqinit për të pushuar. Duke qenë se partnerja e tij është në ditët e fundit të shtatzënisë, çifti ka zgjedhur një destinacion afër Kosovës!

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF