Kanceri i gjirit është forma më e përhapur e kancerit te gratë në të gjithë botën me rreth 1.7 milion diagnostikime çdo vit sipas Qëndrës Kërkimore të Kancerit të Gjirit. Për këtë arsye një ‘armë’ e re është krijuar e cila mund të jetë parandaluese e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse.
E njohur si iBreastexam, kjo pajisje pa kabllo e cila mund të mbahet në dorë mund të dallojë qelizat kanceroze për vetëm 5 minuta dhe nuk shkakton as dhimbje dhe as rrezatim të dëmshëm. Sipas New York Times kjo pajisje revolucionare është shpikur nga Mihir Shah i cili vëreu se kjo ishte shumë e nevojshme në Indi ku në çdo dy gra të cilat diagnostikohen me kancer gjiri njëra do të humbë jetën.
Jo vetëm në Indi por edhe kudo në botë mungesa e diagnostikimit të hershëm çon shpeshherë në vdekje.Përfshirja e iBreastExam në kontrollet e grave mbarë botës do të ndihmojë komunitetin mjekësor të ndihmojë të gjitha gratë që kanë nevojë. Ndërsa Dr.Ari Brooks nënvizon se kjo pajisje nuk do ta zëvendësojë mamografinë e cila mbetet kontrolli standard në këtë fushë, ai përsëri pranon se kjo pajisje do të shërbejë si një masë parandaluese për gratë e të gjitha moshave.


13 dhurata perfekte për motrat tona!


Njihuni me velinat e reja të “Fiks Fare”




Doni të jetoni më gjatë? Ngrini pesha



Rihanna me një album të ri së shpejti!




Ja ishulli si parajsë, ku jetohet pa polici!

Modelja gjendet e vrarë në shtëpi!


Nëna e dy vajzave që luftoi depresionin me joga!

