KreuStil Jetese

Arjon Muça i merr emisionin moderatorit të njohur!

Saga e ndryshimeve dhe meraktos së emrave të ekranit vazhdon ende, edhe pse për disa televizione sezoni është shpallur zyrtarisht i hapur. Emra që lëvizin nga një logo në tjerin kanë qenë kryefjala e lajmeve këtë fillim vjeshte? Këto ndryshime duket se kanë prekur edhe emisionin “My Living” në Tring dhe Vizion Plus. Për disa sezone ky emision ka qenë nën moderimin e Bruna Lahes dhe Xhani Shqerrës! Por që mesa duket Xhani do të zëvendësohet nga një emër jo pak i njohur për  publikun. Arjon Muça do të jetë partneri i ri i Brunës në “My Living”. Djaloshi simpatik i cili vitet e fundit ka moderuar një emision në “Radio Energy” nuk e ka fshehur asnjëherë ambicjen për të qenë pjesë e ekranit.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF