KreuStil Jetese

Persona të cilët kanë një ngjashmëri të habitshme me qentë e tyre!

Një seri fotosh po qarkullon në internet të personave që i duan kafshët dhe ngjashmërisë së habitshme të tyre me kafshët e tyre shtëpiake që madje ka frymëzuar një lojë të re- A ngjan me kafshën tënde shtëpiake? Fotografi Britanik Gerrard Gethings, një person që i adhuron kafshët ka shkrepur një seri fotosh me persona të ndryshëm dhe kafshët e tyre shtëpiake.

Portretet e tij që përfshijnë një pronar të një qeni me flokë të gjatë që ngjasojnë me flokët e qenit të tij po kthehen në një lojë memorieje, e përbërë nga 25 foto të qenve dhe pronarëve të tyre, ku lojatari duhet të bashkojë letrat bazuar në ngjashmërinë fizike pronarit të kafshës dhe kafshës shtëpiake. Duke zbuluar se ai u frymëzua të fotografonte kafshët pasi bleu një këlysh Terrier që e quajti Baxter në 2008-ën, le Bon tha: ‘Nuk dua të krijoj imazhe të kafshëve që I përkasin dikujt. Për mua një kafshë shtëpiake është njësoj e bukur dhe madhështore si një kafshë e egër. Kur afrohesh dhe kap çdo detaj në sytë e një qeni, maceje apo kali më pas fillon e mendon për origjinën e tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF