Nuk janë vetëm çiftet e reja e të dashuruar marrëzisht që janë të fiksuar me pabesinë, është një temë që ka intriguer studiuesit për vite me rradhë. Në librin ‘The Normal Bar’, 71% e meshkujve dhe 48% e femrave thanë se tradhëtonin vetëm sepse ishin të mërzitur.
Më poshtë ju paraqesim 12 arsye pse partnerët mund të tradhëtojnë
Janë inteligjentë dhe shumë të pasur
Sa më i zgjuar të jetë partneri juaj aq më shumë mundësi ka që të punojë në një punë të mirë me një rrogë të mirë. Këta persina janë shuëm të lakmuar nga të tjerët dhe gjithashtu janë fizikisht më tërheqës se të tjerët.
I trajtoni keq dhe ata nuk ndihen të dashur
Nëse ju kanë tradhëtuar reagimi natyral është të mendoni se partneri juaj nuk ju do. Realisht janë ata që mendojnë se ju nuk i doni. Është logjike: trajtojeni dikë mirë dhe bëjëni të ndihet I respektuar dhe I dashur dhe ata nuk do t’ju lëndojnë asnjëherë.
Ata pinë
Sipas një studimi të kryer 70% e atyre që tradhëtonin e bënin sepse ishin të dehur dhe nuk e dinin se çfarë po bënin.
Janë impulsivë
Shumica e tradhëtive janë të planifikuara por shumë shpesh partneri juaj ndodhet në vendin e gabuar në kohën e gabuar.
Sapo je bërë me fëmijë
Është paksa shqetësuese por është e vërtetë se pasi lind një fëmijë rritet rreziku që një mashkull të krijojë një lidhje jashtëmartesore. Prindërimi është stresues për të dy prindërit. Rolet ndryshojnë. Trupi ndryshon. Jeta ndryshon. Femrat e kthejnë vëmendjen nga fëmija ndërsa meshkujt ndihen të lënë jashtë nga lidhja nënë-fëmijë. Meshkujt të cilët nuk e pëlqejnë faktin e të qenit të lidhur pas diçkaje kanë më shumë gjasa që të tradhëtojnë: ata ndihen të zënë në kurth nga prindërimi dhe tradhëtojnë për ti provuar vetes se janë akoma të lirë.
Ditëlindja po afrohet
Partneri juaj po mbush, 40, 50 apo 60? Ki kujdes. Sipas disa studiuesve meshkujt kanë më shumë gjasa që të kenë një lidhje jashtëmartesore në këtë moshë edhe pasi futen në krizën e moshës së mesme.
Disa e kanë pabesinë në gjene
Ekzistojnë prova se pabesnikëria gjendet në gjenet tona që kur lindim. Studime të kryera me binjakë që nga lindja kanë treguar se nëse njëri nga binjakët është i pabesë atëherë tjetri ka më shumë gjasa që të jetë i pabesë. Një studim Austalian i kohëve të fundit zbuloi se 40% e femrave e kanë në gjen pabesinë ndërsa nga meshkujt 62%. Studimet zbuluan se personat me më pak receptorë dopamine në tru kanë 50% më shumë gjasa që të tradhëtojnë partnerin e tyre.
Kanë një shok të ngushtë të gjinisë së kundërt
Pabesia emocionale është më e zakonshme se pabesia fizike. Sipas një studimi të kryer 45% e meshkujve dhe 35% e femrave kanë pranuar se kanë patur një marrdhënie të fshehtë emocionale.
Prindërit e tyre tradhëtonin
Nëse rritesh në një shtëpi, ku një nga të dy prindërit ka patur një marrdhënie jashtëmartesore ti mendon se kjo është ajo çka bëjnë njërëzit.
Ti fiton më shumë se ai
Një studim i 2015-ës ka zbuluar se personat të cilët varen ekonomikisht nga partnerët e tij kanë më shumë gjasa që të jenë të pabesë- sidomos meshkujt.








Horoskopi i ditës 4 shtator 2018

Pēr këta VIP-a shqiptarë, pushimet sapo nisën!

A mund të jetë kjo teknikë fundi i pagjumësisë?




13 dhurata perfekte për motrat tona!


Njihuni me velinat e reja të “Fiks Fare”



