IQ-të e të rinjve kanë pësuar një përkeqësim që prej rritjes pas Luftës së dytë së dytë Botërore sipas një studimi. Kjo rënie besohet se ka filluar te të lindurit e vitit 1975. Rënia në pikë shënon fundin e një trendi të njohur si efekti Flynn- i cili ka parë IQ mesatare të rriten në 60-70 vitet e kaluara.
Ky fenomen është përshkruar si ‘të rëndësishëm’ por ‘tepër shqetësues’. Rënia ka ndodhur si pasojë e ndryshimit i teknikave se si mësohen gjuhët dhe matematika nëpër shkolla, sugjerojnë shkencëtarët. Sidoqoftë mund të ndodhë edhe si pasojë e shpenzimit të kohës nëpër pajisje teknologjike sesa duke lexuar libra.
Dy studime britanike sugjeruan se rënia ishte midis 2.5 dhe 4.3 pikësh çdo 10 vjet por si pasojë e kërkimeve të limituara, rezulatet e tyre nuk u pranuan gjerësisht. Një studim I kohëve të fundit I kryer nga Ole Rogeburg dhe Bernt Bratsbergnë norvegji zbuloi se IQ e burrave norvegjianë është më e ulët se ajo e baballarëve të tyre kur ishin në të njëjtën moshë. Studimet e tyre tregojnë se konsumimi I rregullt I peshkut përmirëson inteligjencën e fëmijëve dhe I ndihmon të bëjnë një gjumë më të mirë.
Ata zbuluan se 9-11 vjeç të cilët konsumojnë peshk të paktën një herë në javë shënuan 5 pikë më shumë se ata të cilët e konsumonin ‘shpesh’ peshkun.
Pasi morën në konsideratë faktorë të tillë si edukimi I prindërve , statusi martesor dhe puna që ata kanë, u zbulua se fëmijët të cilët konsumonin peshk të paktën një herë në javë shënonin 4.8 pikë më shumë se ata të cilët nuk konsumonin asnjëherë.Edhe ata të cilët e përfshinin peshkun ndonjëherë në menunë e tyre shënonin 3.3 pikë më shumë se fëmijët e tjerë.
Burimi/Dailymail

7 hapa për muskuj barku perfekt !












Horoskopi i ditës 4 shtator 2018

Pēr këta VIP-a shqiptarë, pushimet sapo nisën!

A mund të jetë kjo teknikë fundi i pagjumësisë?




13 dhurata perfekte për motrat tona!
