Teksa vjeshta ka nisur, sigurisht që mendimet tona janë drejt veshjeve të ngrohta dimërore. Çfarë duhet të blini këtë sezon? Cilat janë trendet që qarkullojnë lidhur me palltot e dimër 2018? Hidhini një sy sugjerimeve:
1- Pallto të lidhur lehtë në bel
Investoni në një pallto të ngrohtë këtë dimër dhe mos harroni që stilistët sugjerojnë që ato të jenë të gjata mundësisht deri te kyçet e këmbëve dhe të lidhen lehtë me rrip në bel.
2- Kthim pas te ‘trashëgimia’
Kërkoni njëhërë në dollap nëse keni ndonjë pallto të vjetër e të trashëguar nga zonjat e familjes sepse ato do të kthehen fuqishëm këtë sezon. Një shumëllojshmëri kuadratash do të pushtojnë rrugët e qytetevë këtë dimër!
3- Print leopardi
Secila prej nesh që përlqen printin e leopardit, duhet ta dijë mirë se këtë sezon nuk do e ketë aspak të thjeshtë të zgjedhë. Stilistët kanë dizenjuar krijime që do t’ju rrëmbejnë zemrat dhe do t’ju zbasin disi portofolin por dijeni që do të bëni blerje të zgjuar nëse zgjidhni pallto me këtë print.
4- Lëkura
Palltot dhe xhaketat e lëkurës këtë sezon janë një ‘must have’. Mos ngurroni të provoni një pallto lëkure sepse edhe shumëllojmëria e ngjyrave ju lëhtëson punën për të gjetur atë që i përshtatet tonin tuaj të lëkurës.
5- Kuadrata të theksuara
Adhuruesit e kuadratave në veshje duhet të jenë shumë të lumtur sepse edhe ky trend do të qarkullojë fuqishëm. Shihni sugjerimet përpara se të kaloni në dyqanet e veshjeve.
Përgatiti: Jolinda Levonja
Burimi: Vogue






Çantat më të bukura të javës së modës New York!



Gazetarja e njohur e ABC rekrutohet nga A2-CNN!




7 hapa për muskuj barku perfekt !






