Edhe pse ndodhet në qytet tashmë që po zhvillohet java e modës, përsëri është raportuar se modelja e njohur Kendall Jenner nuk do të sfilojë në asnjë pasarelë gjatë javës së modës. Sipas W dhe Vogue, Jenner po e bën pushim këtë sezon. Java e modës në New York është drejt fundit dhe Jenner u fotografua duke mbërritur në Paris të hënën.
Jenner u ul në rreshtin e parë të shfaqjes së Longchamp dhe foli me W për arsyen pse nuk ishte duke sfiluar por ishte ulur si spektatore. “Është gjithnjë pak ndryshe,” tha ajo. “Është gjithnjë qejf që të jesh në anën tjetër. Në fakt më pëlqen. Më pëlqen që jam në gjendje të shoh koleksionet sidomos kur janë fringo të reja.”
Ajo madje foli rreth ankthit të saj i cili lidhet me javën e modës. “Përpiqem që të ruaj qetësinë dhe të mos humbas toruan, por të jem thjesht vetvetja,” tha ajo.
Nuk është e qartë nëse Jenner do të ndryshojë mendim dhe do të marrë pjesë në ndonjë prej sfilatave në minutën e fundit apo nëse ka në plan të sfilojë në Milano, Londër apo Paris gjatë muajit tjetër të modës.
Burimi/ELLE





Çantat më të bukura të javës së modës New York!



Gazetarja e njohur e ABC rekrutohet nga A2-CNN!




7 hapa për muskuj barku perfekt !







