KreuStil Jetese

Ekskluzive: U tha se e larguan, ja si qëndron e vërteta e Xhani Shqerrës

Moderatori historik i emisionit “My Living” në Tring TV, Xhani Shqerra sapo ka mbyllur ekperiencën e tij disa vjeçare në këtë projekt ndërsa nuk dihej se çfarë do të ndodhte më pas me karrierën e tij televizive. “Bordo” ka mësuar se prezantuesi i njohur ka zgjedhur të largohet nga Tring pas punës disa vjeçare, pasi ka marrë një propozim nga një tjetër televizion. Burimet konfirmojnë se Xhani do të vazhdojë të mbetet në televizion, por kësaj here jo vetëm në moderim por do të ketë vulën dhe dorën e tij në autorësinë dhe konceptin e emisionit.

Emri i televizionit nuk bëhet i ditur (përflitet se do të jetë një nga televizonet e reja) ndërsa mësohet se përpos projektit të ri që pritet të jetë shumë i veçantë, Shqerrës i është ofruar dhe një pagesë 3-fish më e lartë nga e mëparshmja.

Sa i përket raporteve me “Tring TV” të njëjtat burime i thanë “Bordo” se ato janë ndërprerë nga ana e moderatorit, pra ka qenë ai që ka zgjedhur vetë të largohet për shkak të ofertës joshëse që i është bërë. I kontaktuar nga “Bordo” Xhani nuk e ka mohuar lajmin më sipër por ka thënë se për momentin nuk mund të japë detaje, ndaj ne na duhet të presim për të reja në javët në vijim.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF