KreuStil Jetese

EKSKLUZIVE! Rudina Dembacaj: “Do konkurrojë Al Pazar-in, Ermalin, Luanën dhe Duplex-in”

Aktorja e mirënjohur e humorit Rudina Dembacaj ka zbuluar në një intervistë ekskluzive dhënë për Bordo.al gjithë ndryshimet dhe risitë që do të këtë ky sezon i ri i emisionit të saj të njohur “Mos i fol shoferit”. Në fakt risia e parë është pikërisht kjo: ‘emisioni nuk të mbetet thjesht emision por do të vij në përmasat e një show të vërtetë humori që do të zgjasë 90 minuta. Show do të zhvillohet në forma dhe rubrika të ndryshme ku në fillimisht nē studio do të ketë të ftuar personazhe të njohur të cilët do të trajtohen krejt ndryshe nga “xhiroja me makinë” në sezonin e shkuar.

Por Rudina nuk është tërhequr nga makina pasi siç zbulon ajo një tjetër i ftuar në mbrëmje do të jetë edhe një personazh thuajse i panjohur ose i spikatur e që ka talent dhe që ajo ka menduar ta promovojë përmes taksisë së saj në një rubrikë 10 minutëshe, si për t’i dhënë mundësi dhe “një dorë” të rinjve që janë të talentuar.

Risia e vërtet e këtij sezoni të “Mos i fol shoferit” është se do të ketë një serial, thënë ndryshe një minifilm i luajtur nga disa aktorë të njohur ndër të cilët Anna Lika por edhe të rinj.

Show i Dembacaj-t që do të zgjasë 90 minuta m, do të ketë gjithsej gjashtë rubrika dhe do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00 në ekranin e Ora News.

E pyetur nga Bordo lidhur me përballjen televizive me show të tjerë të humorit si “Duplex”, “Xing me Ermalin” apo ish-shown ku ka qenë pjesë “Al Pazar”, që transmetohen në të njëjtën fashë orare me të, Rudina u përgjigj e bindur: “Po do t’i konkurrojë” kjo edhe sepse është e vetmja femër në Shqipëri që ka tashmë një show humori dhe duke qenë kjo gjëja që di të bëjë më mirë është e bindur se do t’i konkurrojë denjësisht. “Prandaj kam hyr në një garë të tillë, për të mos mbetur në përmasat e një emisioni të thjeshtë, por për të kaluar në përmasa show”,- mbyll Rudina prononcimin e saj

Ne u bëmë aq kurioz sa mezi po presim të shohim “Mos i fol shoferit” e ri që nis nga e shtuna e ardhshme.

Foto: Ergys Zhabjaku

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF