Ajo është një ndër gratë më të zëna në biznesin e shfaqjeve, por Jennifer Lopez përsëri gjeti pak kohë nga axhenda e saj e ngarkuar për të marrë fisa rreze dielli ditën e shtunë para shfaqjes së saj në Las Vegas.
49 vjeçarja dukej mahnitëse veshur me një palë rroba banje body ngjyrë portikalli që i tregonin fizikun perfekt. Pamjen e saj e kishte kompletuar me një palë syze me refleks.
Ajo ndau një foto në instagramin e saj ku shkruante : “Çdo gjë është kaq pjeshkë.”
Kohët e fundit Jennifer ka qenë duke u pregatitur për shfaqjen e Las Vegas në rezidencën e saj.

Koncerti All I Have filloi në 2016-ën dhe vazhdon ende që atëherë. Ajo do të fillojë në datën 19 dhe e mbaron turin në 29 Shtator. I dashuri i saj Alex Rodriguez ishte në shfaqje dhe sigurisht që deri më sot nuk ka munguar në asnjë. Çifti filloi të dilte bashkë në Shkurt të 2017-ës.
Para se të lidhej me Rodriguez Jennifer Lopez ishte në një lidhje 5 vjeçare me Casper me të cilin u nda në 2016-ën.
Burimi/Dailymail
Trendet më Cool të thonjve të vjeshtë/dimër 2018
Horoskopi ditor: 15 Shtator 2018
Fun Fatma: Unë as nuk e mendoj një lëvizje!
5 arsye pse nuk duhet të anashkalojmë mëngjesin!
Java e modës në New York. Fotot më të mira
Palltot që ju duhen këtë dimër


