Aktorja e njohur shqiptare është martuar në një cermeoni tejet private në Boston, Massachusetts një muaj më parë por lajmi bëhet i ditur vetëm sot. Është fjala për 37-vjeçaren Eliza Dushku e cila ka lidhur kurorë me partnerin e saj 54 vjeçarin Peter Palandjian. Ylli i kinematografisë e ka bërë publik lajmin të dielën duke njoftuar fansat se dyshja i ka dhënë fund beqarisë më 18.08.2018 në oborrin e Biblotekës Publike të Bostonit.
Dushku dhe Palandjan i kanë realizuar fotot e dasmës pranë zemrave gjigande në Parkun dhe Muzeun e Skulpturës DeCordova në Lincoln, Massachusetts. Eliza dhe bashkëshorti i saj biznesmen njëkohësisht dhe CEO i “Intercontinental Real Estate Corporation” u fejuan në qershor të 2017-ës. Aktorja ka vendosur ta mbajë marrëdhënien e saj private larg syrit të publikut.
Në 2014-ën Eliza i dha fund marrëdhënies së saj 5-vjeçare me ish partnerin, sportistin Rick Fox ndërsa bashkëshorti i saj aktual është babai i katër fëmijëve nga marrëdhëniet e mëparshme.

Fëmijët e VIP-ave që nisën shkollën sot!








Trendet më Cool të thonjve të vjeshtë/dimër 2018

Horoskopi ditor: 15 Shtator 2018



Fun Fatma: Unë as nuk e mendoj një lëvizje!

5 arsye pse nuk duhet të anashkalojmë mëngjesin!



Java e modës në New York. Fotot më të mira


