KreuStil Jetese

Të premten nami! iMoto mbledh personazhet në eventin më ‘cool’ të sezonit!

Mos na thoni që s’ju thamë! Pasditja e së premtes do të bëjë për herë të parë së bashku personazhet e artit, politikës, jetës publike në një event me emërues pasionin për shpejtësinë, emocionin, garën, në fund të fundit pasionin për të shijuar jetën 360 gradë! Ashtu sikundër është edhe vizioni i komapanisë iMoto, që ofron një gamë të gjerë shërbimesh në plot 360 gradë, të cilat do të prezantohen në festën më ‘cool’ që keni qenë ndonjëherë.

Në orën 19:00 në Qendrën Multifunksionale ArTurbina të zotët e shtëpisë do të jenë modelet më të fundit të motorrëve HONDA, biçikletave dhe muzikës rock të interpretuar nga përfaqësuesi më i denjë i saj, Renis Gjoka. Të ftuarit, të cilët sapo ju ka mbërritur ftesa nga revista “BORDO” dhe iMoto e kanë vendosur vetë kodin e veshjes rock do të kenë mundësinë të njihen me filozofinë e iMoto dhe të shijojnë një event larg klisheve.

Çfarë është iMoto?

iMoto ose ndryshe liri për të shijuar! iMoto është frymëzuar nga mënyra më e thjeshtë për t’u fokusuar në pasionin dhe nevojat njerëzore. Me eksperiencë në inovacion dhe analizë të detajuar mbi qarqet në zhvillim, iMoto ka lindur që të bëhet kompania e parë automotive në Shqipëri, që do të sigurojë një shërbim 360 gradë nëse nevojitet transport por jo vetëm. Transporti është një koncept i gjerë dhe sigurisht që ne në iMoto kemi në plan ta mbulojmë gjerësisht me eksperiencë dhe dedikim. Ne nuk ofrojmë vetëm njërrotak, biçikleta apo makina; ne sigurojmë zgjidhje për një përvojë unike udhëtimi në mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurt të mundshme.

Si?
Me produktet dhe shërbimet më cilësore, këshillat profesionale dhe mprehtësinë e mbështetjes teknike ti thjesht udhëto….. Pjesën tjetër na e lër ne në dorë!

Besimi është thelbësor për të gjithë, prandaj ne kemi zgjedhur një partner si HONDA Motors CO. Për herë të parë në Shqipëri prodhuesi më i madh i motorrave që prej 1959-ës, me të gjitha atributet e merituara për konsumatorët e të gjitha kategorive, nga motoçikletat funksionale për përdorim të përditshëm te aventurierët dhe ata që pëlqejnë adrenalinën dhe ata që duan komfortin, çdo person që e do biçikletën do të ketë mundësinë të marrë produktet e duhura, të përbërë me kujdes dhe profesionalizëm për të dhënë rezultatet maksimale.

iMoto showroom Rruga “Frang Bardhi”, Ndertesa Nr.160, Kati 1, do të jetë stacioni kryesor i produkteve HONDA dhe pikë kontakti për çdo kërkesë. Përvoja e trashëgimisë së kombinuar me gamën dhe mbështetjen e produktit do të jetë një terren që do të lejojë iMoto, të zhvillojë më tej vizionin e filozofisë “pa pushim”. Të jesh adaptiv ndaj kërkesës është një nevojë në çdo rrjedhë të jetës, por mënyra se si ne e bëjmë është çelësi për një të ardhme solide.

iMoto fillojnë me nevojat e përditshme në zonat urbane e deri në zonat më ekstreme të bregut të detit të bukur ose në alpe, ku natyra ndjehet si mikja më e mirë, iMoto do të sigurojë përvojën më të mirë në çdo terren të Shqipërisë. Një mal i bukur ose një plazh i vetmuar do të jetë vetëm një buton larg, për eksperiencën më të bukur aventureske ndonjëherë.

“iMoto Rental” dëshiron të jetë pjesë e iMoto, por nuk zotëron një motoçikletë?
Asnjë problem! Ne besojmë te ju prandaj do të sigurojmë flotën e plotë në dispozicionin tuaj. Çfarë ju përshtatet më mirë me të gjitha këshillat dhe mbështetjen e nevojshme për kohën që nevojitet për të përmbushur veten tuaj? Të udhëtoni rreth e rrotull shtëpisë me një skuter praktik ose të ngjisni një mal me një biçikletë të fuqishme nuk do të bëjnë një diferencë për ne por për ju…..Po!

Platforma iMoto do të jetë e pajisur me disa kategori të shërbimeve dixhitale për një ndjenjë ndryshe udhëtimi. Të gjithë do të kenë akses në instrumentat tona dhe do të mund të marrin informacione në kohë reale për pikat e interestit, organizatat ose lajme direkte!

Tags:

home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF