KreuStil Jetese

Përsëritet historia! E tradhëtoi kur ishte shtatzënë, i dashuri i Khloe Kardashian kapet sërish mat!

Tristan Thompson, i dashuri i yllit të klanit Kardashian, Khloe Kardashian është parë të shijoi një mbrëmje djemsh natën e të mërkurës deri në mëngjesin e së enjtes në një club nate.

Lojtari NBA, i cili u akuzua më herët këtë vit për tradhëti ndaj të dashurës Khloe Kardashian teksa kjo e fundit ishte në pritje për të sjellë në jetë fëmijën e tyre, është filmuar ndërsa hynte në një klub nate në Hollivud.

Kur atleti u shfaq në dyert e klubit- në dalje- dy orë më vonë, u pa se grupi i tij u shtua pasi dy bukuroshe brune u panë të largohen nga klubi pak përpara tij, shkruan DailyMail.

27-vjeçari është parë të largohet me miqtë me makinën e tij, ndërsa vajzat me një makinë tjetër pas tyre e duke ndjekur të njëjtën rrugë bashkë.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF