Këngëtarja e njohur shqiptare Soni Malaj, emri i vërtetë i së cilës është Sonja Malaj, feston sot ditëlindjen e saj të 37-të. E lindur në Tropojë dhe e zhvendosur në Tiranë në moshën 9 vjeçare Soni vijoi në kryeqytet karrierën e saj të nisur që në vendlindje. Soni është e njohur për hitet e krijuara si pjesë e një prej grupeve muzikore më të spikatura “Spirit Voice” si dhe ato personale të publikuara pas shpërbërjes së grupit, si e vetmja këngëtare që vazhdojmi karrierën solo denjësisht dhe me këngë që janë hite.
37-vjeçarja numëron pjesëmarrje të shumta në festivale, çmime të kategorive të ndryshme, si dhe ka qenë dy herë juri dhe trajnere në Talent Show “X Factor”, në sezonin e dytë dhe të tretë.
Një artiste shumëdimensionale, Soni Malaj ka treguar se nuk është vetëm këngëtare por ka pranuar të sfidoj veten e të eksperimentoj edhe në spektakle të njohura kërcimi e në prezantim spektaklesh të mëdha bukurie siç ishte “Miss Globe 2018” vetëm pak ditë më parë.
Me një pasion e dedikim të veçantë për palestrës, ajo cilësohet si një ndër artistet më në formë në vend dhe performuese e shkëlqyer në skenë e klipe.
Sa i përket jetës personale, Soni Malaj është nënë e një vajze 6 vjeçare të quajtur Anna dhe prej pak vitesh po shijon historinë e saj të dashurisë me partnerin e saj Klevi.
Bordo.al i uron artistes ditëlindjen me 37 fotot e saj më të spikatura