Me rastin e mbylljes së Vitit të Heroit Kombëtar Skëndërbeu, Ambasada e Shqipërisë do të organizojë në Romë një koncert ku do të marrin pjesë emrat shqiptar që na kanë bërë krenar në mbarë globin. “Bijt’ e Skënderbeut” do të quhet ky bashkim, i cili do të kremtohet nëpërmjet një koncerti të quajtur “Të bashkuar në kujtim të Skënderbeut”, duke bërë bashkë disa prej artistëve të suksesshëm botërorë me origjinë shqiptare. Kompozitori i njohur Genc Tukiçi ka postuar në llogarinë e tij në Instagram, programin e datës 19 nëntor 2018 që do të mbahet në “Teatrin Argentina” në Romë. Dua Lipa, Elhaida Dani, Lorik Cana, Inva Mula, Ermal Meta, Genc Tukiçi, Rame Lahaj, Eno Peçi, Olen Çezari do të jenë ‘bijt’ që do të performojnë në ndër të Heroit Kombëtar!