21 shtatori i vitit të ardhshëm do t’i kurorëzojë ata si burrë e grua. Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona duket se kanë filluar me përgatitjet e dasmës që tani. Bukuroshja ka preferuar të mos humbë kohë, e pasi ka projektuar në kokë fustanin e ëndrrave, ka shkuar të bëjë provën. Në një foto të postuar në instastory Afrona na ka njohur me një pjesë të fustanit të saj për ditën e madhe.
“Ajo lloj ndjenje. Prova e parë e fustanit të nusërisë. Ishte një ditë shumë emocionuese”: përshkruan bukuroshja ndjesinë e bukur e tejet emotive të këtij momenti magjik për çdo vajzë.
Blero dhe Afrona kanë një marrëdhënie prej 4 vitesh, ndaj edhe hapi i rëndësishëm i historisë së dashurisë është mëse i nevojshëm.



















