Gabrielle Union dhe Dwyane Wade janë bërë prindër të një vajze dhe lajmin e bukur e kanë ndarë në rrjetin social Instagram. Çifti e ka quajtur beben e sapoardhur në jetë si fëmija mrekulli, pasi ajo erdhi pas 9 aborteve që aktorja ka patur gjatë kohës që po tentonte për një fëmijë me basketbollistin e NBA-së.
Megjithatë 44-vjeçarja nuk mundi të ketë një shtatzëni në trupin e saj, ndaj ata përdorën një nënë surrogate për të sjellë në jetë vajzëne e tyre. Takimin e parë me të porsalindurën çifti e ndau në Instagram shoqëruar me mbishkrimin:
“Jemi pa gjumë dhe të lodhur, por kaq të lumtur që të ndajmë fëmijën tonë të mrekullisë që erdhi në jetë natën e kaluar përmes një nëne mbartëse dhe data 7 nëntor do të gdhendet në zemrat tona si dita më e bukur. Mirëserdhe në festë vajza jonë e ëmbël”.
Bashketbollisti ka edhe 3 fëmijë nga martesa e tij e parë.