Demi Lovato këto kohë ka qenë duke marrë veten nga overdoza që kaloi në muajin Korrik dhe të dyja nëna dhe motra e saj kanë treguar se ajo ka punuar fort që të rrijë esëll dhe është mjaft mirë. Tashmë duket se Demi ka dalë nga qendra e rehablitimit pasi është parë duke darkuar në Beverly Hills mbrëmjen e kaluar me një mik dhe madje këtë fundjavë është parë në një SPA sipas TMZ.
Nëna e Demit zbuloi kohët e fundit se ajo ka 90 ditë që është esëll dhe se kthimi I saj në Weast Coast do të thotë se ajo do të nisë një kapitull të ri në jetën e saj dhe madje do të shpërngulet përsëri në Los Angeles.
Demi akoma nuk ka folur nëse e ka lënë përfundimisht rehabilitimin apo jo por mesa duket ajo dukej mjaft e lumtur dhe esëll gjatë darkës kështu që ka shumë gjasa që ajo të mos kthehet më në qendrën e rehabilitimit.



















