Ditën e sotme këngëtarja e mirënjohur shqiptare Anjeza Shahini nëpërmjet një postimi në faqen e saj zyrtare në instagram zbuloi se është në pritje të ëmbël.
Në një foto të postuar me bikini ajo shkruante : “Does my bump look big in this?( A duket barku im i rrumbullakosur) Kërkoj ndjesë për mungesën miqtë e mi por siç e shihni kam qenë pak e ngarkuar.
Anjeza Shahini është e martuar me diplomatin anglez Paul Edward Conolly më 7 Shtator të 2015-ës dhe momentalisht jetojnë në Angli. Siç ajo ka lajmëruar është në javën e 20 të shtatzënisë dhe ne i urojmë një shtatzëni të mbarë.



















