Ka kohë edhe tre javë para sfilatës së Victoria’s Secret në New York dhe supermodelja Bella Hadid i dha mundësinë fansave të saj të hidhnin një sy në frigoriferin e saj dhe zgjedhjet ushqimore të saj.
Ditën e djelë në mëngjes motra e Gigi Hadid nxorri një foto të ushqimeve të saj në Storyn e saj në instagrma ku shkruante: “Nëse dikush dëshiron që unë ti blej ushqimet dhe të organizoj frigoriferët tuaj, punoj në mëngjes.”
22 vjeçarja provoi se ajo zgjidhte gjëra shumë të shëndetshme kur vinte fjala te ushqimi, si karrota, selino, boronica dhe mjedër. Ajo është e fiksuar pas pijeve organike dhe të shëndetshme si uji are kokosi, pije organike Blueprint dhe Komucha por gjithësesi asaj I pëlqejnë edhe pijet jo shumë të shëndetshme dhe të ëmbla si pijet San Pellegrino me shije shege. Gjalpin ajo e zëvendëson me bajame, shqeme dhe gjalp kakao, ndërsa qumshtin e lopës e zëvendëson me qumësht soje. Në frigoriferin e saj gjenden gjithashtu reçelra të ndryshëm, kos me shije të ndryshme, një pako sallam dhe djath Laughing Cow.
Bella foli për dashurinë që ajo ka për karbohidratet dh eqë I ka konsumuar shumë gjatë verës, duke shpjeguar gjithashtu se kur ka për të marrë pjesë në një shfaqje dieta e saj ndryshon.
Verën e kaluar ajo tha për WWD: ‘Tani dieta ime është pica, prandaj kohët e fundit ajo është çdo gjë që kam konsumuar. Çdo ditë. Ose hamburger, patate të skuqura, djath në zgarë dhe bukë.” Bella tha se që të bëhet gati për sfilatën e Victoria’s Secret duhet të punojë me të vërtetë shumë.
Ajo tha për people : “Kam konsumuar shumë proteina çdo ditë dhe kryej aktivitet fizik 3 orë në ditë. Mendoj se qëndron vetëm me një dietë mund të arrish shumë. Unë mendoj se nëse vërtetë e dëshiron diçka atëherë mund ta arrish.”
Burimi/Dailymail