E ftuar në “Xing me Ermalin”, këngëtarja Altuna Sejdiu foli për shumëçka mbrēmjen e së shtunës. Kur i erdhi radha e pyetjes së Rudinës, këngëtarja e “Chonga” çuditi me deklaratën e saj, se sa të jetë gjallë ajo nuk do të shkojë në emisionin e Rudina Magjistarit.
Arsyen e kësaj deklarate të Tunës ne nuk e dimë por një reagim i bërë pak minuta më parë nga Magjistari na la të kuptojmë se arsyeja e ‘ftohjes’ mes saj dhe këngëtares ka qenë pikërisht ftesa që moderatorja i ka bërë Robert Berishës për të marrë pjesë në emisionin nga ku u bë deklarata bombë se Roberti nuk do të ketë asnjë kontakt me nusen e vëllait Patrisit. Rudina dukshnëm e irrituar i kujton Tunës se ajo nuk sheh një arsye tjetër që mund ta ketë mërzitur këngëtaren, që ajo të hakmerret, duke i thënë se paska shumë urrejtje në shpirt e i vjen keq për ata që e kanë afër.
Reagimi i plotë i Rudinës
Ashtu siç shihet në fund të tekstit ajo ka një “post scritium” duke mos kursyer as Ermal Mamaqin!