KreuCelebrity

Brenda shtëpisë ku bashkëjeton Fatma dhe Alfio!

Ata janë kthyer në çifti më i komentuar i showbiz-it. E tani Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani po shijojnë dashurinë e tyre haptas e pa u fshehur (siç bënë dy vite me rradhë).

Një foto e hedhur nga Alfio pak ditë parë në llogarinë e tij në Instagram ku shefi i kuzhinës më  në fund pranoi lidhjen me moderatoren, bëri që kureshtja për të ditur më shumë rreth çiftit simpatik, të rritet edhe më shumë. Në një intervistë në programin  e pasdites në Top Channel, Fatma tha se ata bashkëjetojnë, ndaj edhe ne sot po ju njohim me ambientet e brendshme të apartamentit ku jeton moderatorja me shefin e kuzhinës. Në fakt jo ne, por Alfio na njohu!

Alfio ka postuar tullumbacet në formë zemre, që ishin në motorin dhuratë nga e dashura e tij dhe aty ne mundëm të shihnim kuzhinën dhe dhomën e ndenjes së çiftit. Me një arredim ku mbizotëron ngjyra e bardhë e ndërthurur me të zezën, shefi na ‘prezantoi’ me kuzhinën ku ai me siguri gatuan recetat e dashurisë për partneren e tij…

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF