KreuCelebrity

Rita dhe Dua zbrapsuni…Është rradha e kësaj këngëtareje shqiptare të pushtojë tregun botëror

Rita Ora dhe Dua Lipa momentalisht janë këngëtaret shqiptare më të njohura në botë. Me dhjetra hite që kanë pushtuar diskotekat anekënd globit, dy bukuroshet me origjinë nga Kosova kanë bërë të mundur që emri i Shqipërisë të lakohet çdo herë e më shumë.

Por duket se një tjetër yll shqiptar ka lindur dhe është në hapa të sigurt për t’u kthyer në fenomen njësoj si Ora e Lipa, madje edhe më shumë. Me dy bashkëpunime me D.J e famshëm David Guetta, 25-vjeçarja me origjinë nga Kosova e cila quhet Amanda Ava Koçi ka arritur që këngët e saj të klasifikohen në krye të top-listave muzikore në Europë edhe më gjerë. Emri i saj i artit është Ava Max dhe së fundmi bukuroshja ka publikuar këngën e saj të re në bashkëpunim me Jason Derulo, që pritet të kthehet shumë shpejt në një super hit.

 

Krenarë apo jo?!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF