KreuCelebrity

Njihuni me mbesën YLL të Rudina Magjistarit

Edhe pse ka mbi dy dekada në ekran, moderatorja Rudina Mgjistari jetën private e mban për vete. Njerëzit e saj të afërt pothuajse publiku nuk i njeh fare, e të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe me bashkëshortin dhe vajzën Mia të cilët moderatorja i mban “të fshehur” nga kureshtja  e publikut. Por duket se sot prezantuesja e njohur ka thyer rreguat që ajo vetë ka vendosur, duke na prezantuar ne një ndër njerëzit  e saj më të dashur!

Kjo bukuroshe është Elin, mbesa e Rudina Magjistarit, për të cilën halla është shume krenare. Rudina ka postuar fotot e mbesës ne instagram pasi ajo sapo është diplomuar dhe halla nuk mundi dot ta mbajë për vete gjithë krenarinë që ndjen për këtë arritje të mbesës.

“Krenaria dhe lumturia më ka mbushur shpirtin. Nuk rrija dot pa e ndarë këtu sot. Mbesa ime e sapodiplomuar tashmë. Mbesa më cool”: ka shkruar Magjistari nën foto.

Ndërsa ne nuk mund të rrimë pa thënë që Elin qenka një yll që i ngjaka hallës kaq shumë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF